Hernandez ka refuzuar Bayernin
Munich, 10 shtator - Xavi Hernandez kishte refuzuar shansin ti bashkohet ish-trajnerit Pep Guardiola te Bayern Munichu gjatë verës.
El Mundo Deportivo shkruan se 34-vjeçari i ishte përgjigjur me Jo, kur Guardiola i kishte dhënë atij mundësinë ta vazhdojë karrierën në Bundesliga, pavarësisht faktit se gjermanët i kishin ofruar pagë dyfish më të lartë.
Xavi, i cili ka qenë i lidhur gjithë karrierën me Barcelonën, thuhet se ka refuzuar me butësi por me vendosmëri, duke përsëritur dëshirën se nuk dëshiron të luajë për asnjë nga rivalët e Barcës.
Nëse largohet nga Barcelona, Xavi mund të vazhdojë karrierën jashtë Evrope me SHBA-të dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që do të ishin destinacioni më i përshtatshëm.