Henry rikthehet në Evropë
Monaco, 10 tetor - Thierry Henry është gati të rikthehet në Evropë. Ish sulmuesi legjendar i Arsenalit është pajtuar për të shkëputur kontratën me skuadrën amerikane, New York Red Bull.
Henry ka disa oferta nga skuadra evropiane, por që kalimi te Monaco duket më i afërti.
Për Henryn janë të interesuara edhe dy skuadra angleze, por Monaco ka ofertën më të mirë për të.
Sulmuesi 37 vjeçar nuk e ka ndërmend të pensionohet së paku edhe dy vite pasi që pi e ndien veten ende në formë.