11 Janar 2025

Haxhiu thërret yjet kosovarë, t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës

Prishtinë, 13 shkurt - Bekim Haxhiu, nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), u ka bërë thirrje të gjithë yjeve kosovarë, që luajnë nëpër klubet e ndryshme europiane, t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës.

Pas aranzhimit të ndeshjes miqësore Kosovë – Haiti, e cila do të zhvillohet me 5 mars, vëmendja e të gjithëve në Kosovës është përqendruar te selektori i ekipit kosovar, Albert Bunjaku.

Edhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Bekim Haxhiu, është duke pritur që Bunjaku ta formoj një ekip me lojtarë cilësor.

Madje, Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë yjeve që luajnë nëpër klubet e ndryshme europiane t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës.

“Pres nga selektori Albert Bunjaku që ta komponoi ekipin më lojtarët me të mirë që ka Kosova, me futbollistë që do të na bëjnë të ndihemi krenar me ta”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social facebook.

“Prandaj , të gjithë ata futbollist të dëshmuar në futbollin botërorë që e konsiderojnë Kosovën vend të tyre, duhet të jenë në dispozicion të selektorit Albert Bunjaku dhe të reprezentacionit te Kosovë”, ka shtuar nënkryetari i FFK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)