Haxhiu: Kaçe ka fyer kombin dhe UÇK-në
Prishtinë, 18 shtator - Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të futbollistit të kombëtares së shqiptare, Ergys Kaçe kundër UÇK-së.
Haxhiu në profilin e tij në Facebook ka shkruar se futbollisti Kaçe i cili luan për PAOK-un grek nuk e meriton që ti përfaqësojë shqiptarët në kombëtare.
I nderuar Ergys, nëse nuk e keni ditur po ju njoftoj së UÇK-ja ka luftuar kundër një pushtuesi, regjimi kriminal, që ka shkaktuar krime dhe gjenocid kundër shqiptarëve. Bashkatdhetarët tuaj ranë në fushën e betejës me emblemën e UÇK-ës në ballë , që ti e ke vend në gjoks. Do të duhej të ndihesh krenar me të dhe me emblemën e UÇK-ës.\"
\"Deklarata e juaj se po ta dija nuk do ta vishja bluzën me mbishkrimin UÇK është fyese për terë shqiptarët. Andaj ju nuk e meritoni ti përfaqësoni ata në kombëtare, ka shkruar Haxhiu.
Po ashtu Haxhiu, ka shkruar se Kaçe nuk e meriton të luaj në kombëtare nuk ua bënë të qartë klubit, tifozëve dhe opinionit mbarë në Greqi se çdo kush që ka gjak shqiptari ndihet krenar me UÇK-ën, Adem Jasharin, Skënderbeun dhe Ismail Qemajlin.
Nëse ti nuk ndihesh krenar me historinë e kombit tënd, nuk e meriton ta prezantosh atë . Federata e Futbollit të Shqipërisë është dashur qe më kohë të reagoj në Federatën e Futbollit Grek dhe në FIFA për suspendimin e pabazuar të Ergys Kaçes, jo atë ta lënë të vetëm.\"
\"Ndërsa tani kur Ergys Kaçes ka dhënë deklarata justifikuese para komisionit te disiplinës në Greqi ka fyer kombin. Ata që nuk ndihen krenar me emblemën e UÇK-ës , nuk mund te ndihen krenar as me fanellën e kombëtares, ka shkruar Haxhiu në profilin e tij në Facebook.