Haxhi Krasniqi fiton dy tituj
Stutgard, 27 korrik - Boksieri junikas, Haxhi Krasniqi i cili garon nën flamurin e Gjermanisë, ka mposhtur ukrainasin Oleksandr Cherviak,duke ia dalë që ti fitoj dy tituj, atë të WBO International dhe WBA Continental.
Krasniqi edhe në këtë ndeshje tregoi maturi dhe shumë pjekuri, duke treguar edhe një herë profesionalizmin që posedon, dhe synimet e larta që ka.
Boksieri Junikas gjatë gjithë ndeshjes tregoi se ishte shumë më i përgatitur se ukrainasi Cherviak, ndërsa ndeshja pas 12 raundeve u vendos nga gjyqtarët, të cilët nuk e patën edhe të vështirë të vendosin.
Me këtë fitore Haxhi Krasniqi i hap rrugë vetës që të luftojë për titullin kampion të botës