Hasi refuzon ofertën e Chelsea
Londër, 26 mars - Chelsea dhe Anderlecht nuk po mund të gjejnë gjuhën e përbashkët. Skuadra e madhe belge e ka refuzuar ofertën e Chelseat për shitjen e lojtarit gjerman, Marko Marin te Anderlecht.
Chelsea i ka ofruar Anderlechtit 4.5 milion funta për ish talentin premtues gjerman. Ka qenë Besnik Hasi ai që ka refuzuar ofertën e Chelseat duke e vlerësuar si të shtrenjtë këtë ofertë.
Hasi vlerëson se Marko Marin nuk vlen më shumë se 5 milion euro dhe se për këtë çmim do të bindte krerët e skuadrës për blerjen e futbollistit.
Marin do të jetë i huazuar te Anderlecht nga Chelsea deri në fund të këtij edicioni