Hapoel konfirmon Salihin për sezonin e ardhshëm
Telaviv, 30 prill - Hamdi Salihi u kthye në heroin e Hapoel Acre me golin e tij ndaj Hapoel Haifa, që i siguroi mbijetesën ekipit të tij në elitën e futbollit izraelit. Gol që me shumë gjasa vlen dhe për rinovimin e kontratës së shkodranit.
Mediat izraelite, citon Sport News, shkruajnë se sulmuesi i kombëtares shqiptare, pritet të jetë lojtari i parë që do të konfirmohet dhe për sezonin e ardhshëm.
Salihi mesa duket ka bindur me paraqitjen e tij në ndeshjet e fundit, dhe për rinovimin nuk ekziston asnjë problem për shkak të klauzolës së lojtarit kuqezi në kontratën e tij me Hapoel.