Hannoveri interesohet për Alban Mehën
Hannover, 19 mars - Alban Meha vijon të mbetet lajm i parë te Paderborni. Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk ka rinovuar ende kontratën me këtë klub, në pritje të një oferte më të mirë nga skuadra të Bundesligës së parë.
Meha e ka theksuar disa herë se ndihet mirë te Paderborni, por ai dëshiron që të luajë me çdo kusht edhe sezonin tjetër, pra 2015-2016 në elitën e futbollit gjerman.
Kësisoj, nisur nga situata në renditje Paderborni është në vend të 16-të me 23 pikë, dy më pak sesa Hamburgu i vendit të 15- të dhe një më shumë sesa Freiburgu i vendit të 17-të,shkruan Panorama Sport.
Skuadra e Hannoverit ka shfaqur interesim për mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, dhe pritet ndonjë ofertë në drejtim të Albanit në rast se Paderborni bie nga Bundesliga.