Hamburgu ka vendosur që ta largojë Valon Behramin
Hamburg, 18 qershor - Hamburgu ka vendosur që ta largojë Valon Behramin, por edhe disa lojtarë tjerë. Klubi gjerman pati sezon katastrofal, ndërsa mjaft keq i ka punët edhe me financa.
Gazeta e madhe gjermane, Bild, ka raportuar se Hamburgu ka nevojë për ti mbushur arkat, andaj gjatë verës do ti largojë disa lojtarë. I pari që duhet ti bëjë gati valixhet është mesfushori kosovar, i cili luan për Zvicrën.
Behrami ishte transferuar nga Napoli në Hamburg si një përforcim shumë i madh, por as në minimum nuk i ka përmbushur pritjet e gjermanëve. Këta të fundit janë duke pritur oferta të klubeve tjera për mesfushorin shkatërrues, dhe më të mirën do ta pranojnë.