Guarin pritet të renevojë kontratën me Interin
Milano, 14 mars - Sot mund të jetë dita deçizive për rinovimin e Fredy Guarin me Interin. Siç shkruan \"Corriere dello Sport\", zikaltrit në fakt, pasi morën një përgjigje pozitive nga Palacio, do të synojnë të sistemojnë edhe mesfushorin kolumbian.
Gjatë orëve në vijim është planifikuar një takim me agjentin e futbollistit, Ferreyra për të diskutuar edhe detajet e marrëveshjes së re.
Sipas medias italiane, Guarin do të rinovojë deri në vitin 2017 por nuk jepen detaje specifike, të cilat priten të zbardhen në vazhdim.