10 Janar 2025

Guardiola voton për pavarësinë e Katalunisë

Munich, 10 nëntor - Qytetarët e Katalunisë kanë votuar për t’u pavarësuar ose jo nga Spanja, edhe pse një gjë e tillë ishte ndaluar me ligj nga autoritetet spanjolle.

Votuesit përballen me pyetjet nëse ata e duan shtetin e pavarur të Katalunisë. Mediat kanë fotografuar edhe trajnerin e Bayern Munichut, Pep Guardiola, duke dhënë votën e tij.

Edhe pse ky regjion autonom në verilindje të Spanjës ka rreth 7.5 milionë banorë, sipas raportimeve, për të votuar ka dalë një përqindje e vogël.

Regjioni i Katalunisë, prej vitit 1714 i takon mbretërisë spanjolle. Ka policinë dhe qeverinë e saj, por 8 për qind e prodhimit bruto duhet t’i dërgohet Madridit.

Pikërisht kjo e fundit, është edhe njëra prej arsyeve që katalunasit kanë votuar pro ose kundër pavarësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)