Guardiola largohet nga Bayerni shkon tek City
Munich, 27 korrik - Trajneri i Bayernit të Munichut, Pep Guardiola, e ka sezonin e fundit këtë në Bundesligë nën drejtimin e bavarezëve.
Spanjolli do të largohet për të vazhduar karrierën e tij në kampionatin anglez, me Manchester City.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane, të cilat kanë zbuluar se Guardiola ka firmosur që tani një parakontratë me klubin anglez.
Kjo gjë ka ndodhur tre javë më parë dhe ishte arsyeja kryesore që Gurdiola refuzoi të rinovonte kontratën me Bayernin e Mynichut.
Bavarezët ishin gati të zgjasnin bashkëpunimin deri në vitin 2018, por trajneri spanjoll nuk pranoi ta bënte një gjë të tillë.