Guardiola ka arritur marrëveshje me Cityn
Manchester, 21 maj - Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola, raportohet se i ka premtuar drejtuesve të Manchester Cityt se kur të përfundojë kontrata e tij me Bayernin, do ti bashkohet Qytetarëve.
Ish-kampioni anglez besohet se po bëhet gati për të larguar Manuel Pellegrinin në fund të stinorit, pas një kampanje pa asnjë trofe të fituar.
Di Marzio raporton se spanjolli ka arritur marrëveshje me Cityn dhe do të bashkohet me klubin anglez sapo të përfundojë kontratën me kampionin gjerman, në vitin 2016.
Carlo Ancelotti dhe Rafael Benitez po ashtu ishin të lidhur me postin e trajnerit te City.