Guardiola i nderuar që drejton Riberyn
Munich, 18 dhjetor - Pep Guardiola ndjehet i nderuar që drejton një lojtar si Franck Ribery, pasi të martën mbrëma reprezentuesi francez ndihmoi Bayern Munichut të kalojë në finalen e Botërorit të Klubeve.
Ribery shënoi golin e parë në fitoren 3-0 të Bayernit kundër Guangzhou Evergrande, ndërsa golat tjerë i shënuan Mario Mandzukiq dhe Mario Gotze, por Guardiola nuk kishte asgjë tjetër veç fjalë të mira për pretendentin e Topit të Artë.
Për mua është nder të jem trajner i Riberys, ka thënë bosi i Bayernit.Franck ka një zemër të madhe. Vrapoi gjatë tërë kohës."
"Ai ishte në gjendje të vrapojë 40 metra pastaj ta ndiqte kundërshtarin dhe t`i ndihmojë ekipit të tij, ka shtuar spanjolli. Unë jam i nderuar që kam mundësi të jem trajner i tij.Finalja do të zhvillohet të shtunën në Marrakech.