Guardiola: Gotzes i nevojitet kohë, më pëlqen festa e birrës
Munchen, 25 shtator - Për të dytën herë në 10 ditë Hanover do të udhëtojë në Allianz Arena për tu ndeshur me Bayern Munchen, në një sfidë të vlefshme për Kupën e Gjermanisë.
Bayern regjistroi një fitore komforte 2-0 në ndeshjen e kampionatit dhe tashmë do ti mjaftojë një tjetër fitore për të kaluar më tej. Pep Guardiola mendon se djemtë e tij janë gati për tu përballur sërish me formacionin e Mirko Slomkas.
Pep Guardiola: Jemi gati për këtë finale, pasi këtu në Gjermani cdo ndeshje në këtë turne është një finale. Në Spanjë dhe Itali ka ndeshje kthimi por këtu kualifikimi luhet në një sfidë të vetme. Jam i bindur që do të fitojmë këtë turne por gjithashtu ka dhe mundësi që ta humbasim atë ndaj Hanover.
Guardiola ka grumbulluar edhe Mario Gotzen për të cilin parashikohet disa minuta në fushë.
Gotze ka nevojë për kohë dhe për të luajtur disa ndeshje. Ai qëndroi jashtë për më shumë se dy muaj, më pas u kthye për tu dëmtuar sërish, duke munguar për tre javë. Kjo nuk është dicka e mirë për të. Atij i nevojitet përmirësimi, ka nevojë për vazhdimësi. Por ai është një futbollist i mirë dhe ka nevojë për disa minuta në ndeshjet e ardhshme.
Gjithashtu trajneri spanjoll i bavarezëve thekson se pret të shijojë festën e birrës gjatë muajit tetor në Mynih.
Është dicka e këndshme. Më pëlqen. Femrat vishen me veshjen tradicionale bavareze ashtu si dhe meshkujt. Realisht është dicka e këndshme. Nuk duhet harruar birra por as festa.
Pep Guardiola duhet të vijojë të bëjë llogaritë pa të dëmtuarit Thiago Alcantara dhe Javi Martinez të cilët do të mbeten larg grupit për një kohë të papërcaktuar.