Granit Xhaka feston golin me "shqiponjë"
Munich, 21 tetor - Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, festoi golin e tij në fundjavë duke formuar me duar shqiponjën dykrenore shqiptare.
E, për një gjë të tillë ai nuk i ka rënë pishman. Madje, për Bild thotë se ndihet krenar për prejardhjen e tij.
Kjo ishte një javë e vështirë për mua. Vëllai im, Taulanti luan me Shqipërinë. Unë kurrë nuk do ti fsheh rrënjët e mia, u shpreh Graniti.
Dhe është mirë që një Xhaka po luan për Shqipërinë, shtoi tutje mesfushori i Borussia Monchengladbach.