10 Janar 2025

Gjuriç: Fajin për ndeshjen e ka Federata Serbe

Beograd, 27 tetor - Presidenti i ekipit beogradas “Partizani”, Dragan Gjuriç deklaroi dje se fajin kryesor për incidentet në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e kanë autoritetet serbe, për shkak se nuk bënë asgjë për të parandaluar hyrjen e huliganëve në stadium, natën e 14 tetorit 2014.

UEFA vendosi të premten që të ndëshkojë Serbinë dhe Shqipërinë për ndeshjen e ndërprerë nga dhuna e tifozëve serbë, duke i dhënë fitoren në tavolinë Serbisë, por duke mos ja njohur tri pikët, duke i vënë edhe 100 mijë euro gjobë, ashtu si dhe Shqipërisë dhe dy ndeshjet e ardhshme për eleminatoret e Europianit “Francë 2016”, ekipi serb do t’i bëjë pa spektatorët e vet.

\"Ky është një vendim jashtëzakonisht i njëanshëm nga UEFA, por autoritetet shtetërore duhet kuptojnë pse është arritur në këtë vendim. Autoritetet serbe duhet t’i thonë publikut serb pse u lejuan ata 100 tifozë të dehur me një ultras që doli edhe në stadiumin e Xhenovës. A donit ju edhe një \"Heysel” serb? (Tragjedia në stadiumin belg në 29 maj 1985 gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Liverpulit, ku u vranë 39 tifozë dhe u plagosën rreth 600 të tjerë-shënim i redaksisë). \"Dikush donte që të ndodhte gjakderdhje, siç donin ata në Xhenova dhe krijuesit janë të njëjtët\", tha Gjuriç, duke patur parasysh djegien e flamurit shqiptar nga huligani Bogdanov duke shtuar se edhe komisioneri i sigurisë në Federatën Serbe të Futbollit ishte paralajmëruar në mënyrë të qartë për këtë skenar.

\"Mirko është informuar në kohë nga autoritetet shtetërore, por askush nuk reagoi, edhe pse futja e tifozëve në fushë na ndëshkoi. Kështu që ne nuk e dënojmë vendimin e UEFA-s, sepse ai ka ardhur nga ata që lejuan ata huliganë të dehur që të futen në stadium. Ne harruam se çfarë ndodhi në Xhenova dhe çfarë u bë me hetimin e asaj që ndodhi atje? Është e turpshme, sepse është i njëjti grup dhe unë pyes veten pse Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka publikuar hetimin për incidentet në Xhenovës, edhe pse ata thanë se çdo gjë është e përfunduar.\"

\"Mua më vjen keq për djemtë tanë që luajnë për ekipin kombëtar, po me çfarë motivi të luajnë? Unë jam me atë pjesë të popullit që i vjen keq pse Federata Serbe e Futbollit pse nuk i thotë publikut serb pse është lënë vetëm për të luftuar me huliganët. Të shpjegojë që edhe pse ishte e informuar, me anë të e-maileve për një skenar të parapërgatitur, pse nuk reaguan ata që kanë marrë njoftime të tilla dhe kjo është përgjegjësia e tyre. Gjithashtu, le të thonë se cili urdhëroi policinë të mos jetë brenda stadiumit”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)