11 Janar 2025

Gjokoviç dhuroi 500 mijë dollar për bashkatdhetarët e vet

Beograd, 24 maj –  Tenisti serb Novak Xhokoviç dha 500 000 dollarë bashkatdhetarëve të vet, të cilët pësuan dëme të mëdha gjatë kohës së përmbytjeve të mëdha. Tenisti e fitoi këtë shumë në turneun e Romës, ku mundi në final raketën e parë në botë Rafaell Nadall.

Fondacioni i tenistit serb nga data 17 deri më 19 maj grumbulloi 100 000 dollarë në ndihmë të njerëzve të prekur. Në lidhje me përmbytjet, në Serbi është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme. Janë të evakuuar mbi 30 000 veta.

Nën ujë mbetën 2260 godina në të gjithë vendin. Pa korrent mbetën mbi 26 000 shtëpi. Betejën me stuhinë po e zhvillojnë më shumë se 10 000 vullnetarë. Janë dërguar ekipe shpëtimtare nga Evropa dhe Rusia. Bullgaria po kështu dërgoj ekip të vet shpëtimtarësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)