Gjermania vazhdon të kryesoj me medalje të arta olimpike
Soçi, 19 shkurt - Sportistët e Gjermanisë në Lojërat Olimpike në Soçi të Rusisë, vazhdojnë të kryesojnë me numrin më të madh të medaljeve të arta të fituara në garat e deritashme.
Ata kanë fituar 8 të arta, 3 të argjendta dhe 4 të bronxta, pra gjithsej 15 medalje.
Sportistët e Norvegjisë i kanë fituar 7 medalje të arta, 4 të argjendta dhe 7 të bronxta, gjithsej 18, ndërsa Holanda dhe Shtetet e Bashkuara kanë fituar gjithsej nga 20 medale, prej tyre nga 6 të arta.
Vendi mikpritës i Lojërave Olimpike Dimërore, Rusia, deri tash ka fituar 5 të arta, 8 të argjendta dhe 6 të bronxta, pra në total 19 sosh.
Në garat e deritashme medalje kanë fituar gjithsej 26 vende pjesëmarrëse.