Gjermania pranon përdorimin e teknologjisë në fushën e lojës
Berlin, 5 dhjetor - Pas Anglisë edhe futbolli në Gjermani i ndez dritën jeshile përdorimit të teknologjisë për të verifikuar nëse topi e ka kaluar vijën fatale ose jo.
Duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, falë marrëveshjes së arritur mes 18 klubeve gjermane, do të aplikohet teknologjia e linjës së portës që parashikon instalimin e 14 telekamerave, të cilët do të japin me saktësi 100 % verdiktin nëse topi e kalon ose jo vijën fatale në raste të veçanta.
Nëse goli është i rregullt, arbitrit do ti shkojë automatikisht një sinjal në orë. Ishte Bajerni i Mynihut që nisi fushatën për aplikimin e teknologjisë dhe tashmë vendimi është zyrtarizuar.
Por ndërsa në Gjermani propozimi ka marrë OK e klubeve, ujërat po rrjedhin më ngadalë në Itali, ku kjo hipotezë po studiohet