12 Janar 2025

Giroud i gatshëm për Marseillen

Londër, 16 shtator - Sulmuesi i Arsenalit Oliver Giroud beson se do të jetë i gatshëm për Marseillen përkundër faktit se ai pësoi një lëndim në gjurin e tij gjatë ndeshjes që Arsenali e fitoi kundër Sunderlandit me rezultat 3:1.

Francezi shënoi pas 11 minutave në Stadiumin e Dritës dhe gjithashtu asistoi në golin e dytë të Aaron Ramseyt por ishte në dyshim për ndeshjen në kuadër të fazës grupore që Arsenali e zhvillon të mërkurën kundër ekipit francez.

“Nuk është keq. Kam ndrydhur gjurin por fatmirësisht nuk është një lëndim i serioz”, ka thënë Giroud në konferencën për medie.

“Marseille? Po, unë jam OK, do të jem mirë”, është shprehur ai.

Ylli i “Topçinjve” ka shënuar tre herë në tre ndeshjet e fundit ndërsa në ndeshjen e fundit kundër “maceve të zeza”ai luajti përkrah transferimit të ri Mesut Ozil që asistoi në ndeshjen e tij të parë.

“Me këtë ekip unë mund të shënoj shumë gola”, ka shtuar ai. “A mund të jem top golashënuesi i ligës? Po kam mundësi”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)