11 Janar 2025

Giggs: Januzaj duhet mbrojtur

Londër, 7 maj - Dy gola nga debutuesi James Wilson, ndërsa shënoi edhe Van Persie në ndeshjen ndaj Hull City, që mund të jetë e fundit në karrierën e Ryan Giggs me fanellën e Manchester United.

Emocionet për largimin e Vidicit dhe të tërheqjes së mundshme të Giggsit si lojtar u venitën në këtë takim nga incidenti i minutave të fundit me mesfushorin e skuadrës kundërshtare, David Meyler që shkeli brutalisht mbi këmbën e majtë të Adnan Januzaj.

Kjo është hera e dytë që futbollisti me origjinë nga Kosova bëhet viktimë e një incidenti të tillë, pas penalizimit të lojtarit të Fulhamit, Sascha Riether, në nëntor për të njëjtën arsye.

Mjaft i nervozuar për këtë episod reagoi Giggs, i cili përveçse lojtar, është edhe trajner i përkohshëm i “Djajve të Kuq”. “Duhet të jetë një shaka besoj.

Nuk e pashë incidentin, por kam parë këmbën e tij, ka një të çarë nga gjuri deri në kavilje. Është hera e dytë që i ndodh diçka e tillë brenda këtij sezoni. Është e tmerrshme, ajo që i ka ndodhur në këmbë. Januzaj duhet mbrojtur sepse është një lojtar brilant. Autoritetet duhet të ndërhyjnë”, ka thënë Reither.


Veprimi i dhunshëm dhe mesa duket i qëllimshëm i Meyler i ka shpëtuar syve të gjyqtarit Craig Pawson, por Federata ka të drejtë të veprojë e ta ndëshkojë, duke e vendosur në pikëpyetje praninë e mesfushorit në finalen e FA Cup ndaj Arsenalit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)