Gerard Pique rinovon kontratën me Barcelonën
Barcelonë, 21 maj - Gerard Pique ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në 30 qershor 2019.
Mbrojtësi kishte një kontratë deri në vitin 2015 me klubin katalanas dhe me këtë firmë zgjat edhe me 5 vite karrierën e tij tek klubi ku është rritur.
Ky rinovim është i fundit i një sërë rinovimesh të rëndësishme që ka bërë Barcelona kohët e fundit.