Gattuso akuzohet për trukim
Milano, 2 shtator - Autoritetet italiane kanë përjashtuar mundësinë e përfshirjes së ish-kapitenit të Milanit në trukime ndeshjesh.
Gjykatësi i Kremonës, Guido Salvini është shprehur se nuk ka prova të cilat mund të implikonin Gattuso-n në manipulime ndeshjesh, duke përjashtuar pjesëmarrjen e tij në trukime.
Pas nisjes së hetimeve, Gattuso ishte shprehur se do të vriste vetën nëse do të dilte se ai i përfshirë në trukime të ndeshjeve të futbollit me ekipin e Milanit.
Së bashku me Brokin, ish shokun e tij te Milani, Gattuso dyshohej për trukimin e të paktën 30 ndeshjeve me kuqezinjtë.