Garcia i kënaqur që Francesco Totti është rikthyer
Romë, 17 mars - Trajneri i Romës, Rudi Garcia, është i kënaqur që Francesco Totti është rikthyer për ndeshjen e sotme ndaj Udineses.
Garcia thotë se Giallorossët duhet tu rikthehen fitoreve pas rezultateve të pakëndshme së fundi, barazimit ndaj Interit dhe disfatës nga Napoli.
Me rikthimin e Tottit kam më shumë zgjidhje në sulm tash. Objektivi jonë është gjithmonë të fitojmë çdo ndeshje, andaj kjo nuk ka ndryshuar tash. Ne vërtet duam të kthehemi kah fitoret.
Kur dikush siç është kapiteni rikthehet të luajë, gjithmonë është lajm i mirë. Shpresojmë se rikthimi i tij do ti japë fund serisë së befasive të pakëndshme në aspektin e lëndimeve, ka thënë Garcia.