Galatasaray nuk e do Van Persien
Ankara, 20 qershor - Skuadra turke, Galatasaray ka hedhur poshtë mundësinë për të nënshkruar me Robin van Persien.
Trajneri i klubit, Hamza Hamzaoglu, ka njoftuar se klubi turk nuk e ka në agjendë holandezin.
Robin van Persie nuk është në agjendën tonë, u shpreh trajneri turk për Spor 3.
Çmimi është shumë i lartë. Këtë vit, ne do të jemi pak më të kujdesshëm, shtoi tutje Hamzaoglu.