Galatasaray gati të ofrojë 10 milion euro në sezon për John Terry-in
Ankara, 14 nëntor - E ardhmja e John Terry-it mund të jetë larg Anglisë. Kontrata e mbrojtësit të Chelsea-t, skadon në përfundim të këtij sezoni dhe palët ende nuk kanë nisur bisedimet për rinovimin.
Nga ky fakt dëshiron të përfitojë Galatasaray, që sipas The Times, është gati ti ofrojë lojtarit të kombëtares angleze 10 milion euro në sezon.