08 Janar 2025

Freiburg blen Amir Abrashin

Freiburg, 4 qershor - Mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi do të luajë sezonin e ardhshëm më Bundesligën gjermane.

Abrashi ka nënshkruar kontratë me SC Freiburg, duke u larguar kështu nga ekipi zviceran Grasshopper pas katër sezonesh.

“E kemi vëzhguar intensivisht Amirin për një periudhë të gjatë”, thotë drejtori sportive, Klements Hartenbach. “Ai është një lojtar që mund të na ndihmojë në mesin e fushës, jo vetëm me vrapimin e tij por edhe me aftësinë e fitimit të topit.

Abrashi deri tani ka luajtur 12 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë dhe ka shënuar një gol. Ekipi gjerman nuk ka bërë të ditur detajet e kontratës me 25-vjeçarin.

“E kam ndjekur Freiburg-un shumë afër gjatë viteve të fundit”, është shprehur Abrashi. “Jam i befasuar për mënyrën se si luajnë dhe jam i bindur që mund të përmirësohem këtu dhe uroj të kem një të ardhme të suksesshme.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)