Francis Kahata rikthehet te Tirana
Tiranë, 10 dhjetor - Francis Kahata rikthehet te Tirana. Kjo është goditja e parë e klubit bardheblu në merkaton e dimrit, që rikthen në ekip keninan, i cili ishte larguar këtë verë nga kryeqyteti.
Futbollisti ka firmosur një kontratë prej dy vjet e gjysmë me ekipin më të titullar në vend, me të cilin në gjysmën e sezonit të kaluar u aktivizua në 12 ndeshje, duke realizuar dhe 3 gola.
23-vjeçari ishte objektiv i merkatos bardheblu që në verë, por nuk dëshironte të largohej nga vendi i tij pa përfunduar më parë kontratën që e lidhte me Thika United.
Si një futbollist i lirë, 23-vjeçari zgjodhi tashmë rikthimin në kryeqytet dhe pritet ti bashkohet shumë shpejt ekipit për tu vendosur nën urdhrat e Maganit.
Ky përforcim i bardhebluve vjen menjëherë pas derbit të humbur me Partizanin..