Francezët duan largimin e Zlatan Ibrahimoviç
Paris, 16 mars - Lojtari i PSG, Zlatan Ibrahimoviç, është vënë në shënjestrën e opinionit publik që prej ditës së djeshme pas ndeshjes së kampionatit Bordo - PSG.
Ibra, tani largohu. Ky është slogani që Franca, francezët, politikanët (Marine Le Pen e para), po thonë në kor pas fjalëve të forta të suedezit kundër vendit ku luan.
Franca, një shtet m
, tha Ibra gjatë ndeshjes. Pavarësisht se ai e kishte fjalën për futbollin, skandali dhe polemikat kanë arritur kulmin.
Këto deklarata, sulmuesi 33-vjeçar i bëri pas ndeshjes së djeshme të kampionatit francez Bordo-PSG 3-2, ku suedezi është ankuar me tone të larta në shtyp kundër gjyqtarit të ndeshjes
Pas tre sezoneve me Paris SG-në, hapin e parë drejt një largimi të mundshëm e bëri pikërisht ai, Ibra, me fjalë jashtë logjike, edhe pse kuptimi i frazave sipas tij, kishte lidhje me futbollin.
Mediat sportive e analistët e kanë quajtur të pafalshme dhe një shembull të keq për të rinjtë dhe fëmijët.
Të gjithë kundër i janë vënë kundër dhe tashmë lojtari me origjinë boshnjake pas tre sezoneve, duhet ta marrë në konsideratë gjetjen e një skuadre tjetër në fund të sezonit.