Filloi sot planifikimi për rinovimin e pjesshëm të Stadiumit të Prishtinës
Prishtinë, 8 prill - Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishi, së bashku me inxhinierët e kësaj drejtorie, u takuan sot me Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, si dhe sekretarin e kësaj federate, Eroll Salihun, në stadiumin e qytetit të Prishtinës.
Në këtë takim koordinues u diskutuan mundësitë e rinovimit të këtij stadiumi.
Inxhinierët e Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale bën matjet e nevojshme për të hartuar planin e rinovimit të dhomave të zhveshjes, planin e rinovimit të tualeteve, rrethojave të brendshme të stadiumit si dhe atë të hyrjes VIP.
Në ditët në vijim do t\'ju informojmë për zhvillimet e tjera në lidhje me planin e rinovimit të stadiumit të Prishtinës.