12 Janar 2025

FIFA shtyn deri më 29 nëntor votimin për “Topin e Artë”

Paris, 21 nëntor - Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, ka vendosur që të shtyj datën e fundit për votimin e futbollistit më të mirë në botë, deri me 29 nëntor për shkak të përgjigjeve të pakta që ka marrë deri më tani.

Votimi kishte përfunduar të premten e kaluar ndërsa tani të gjithë ata që janë penduar në votimin e tyre apo nuk kanë qenë të sigurt për kë të votojnë deri në ndeshjen e kthimit kualifikuese për kampionatin botëror, “Brazili 2014”, do të kenë mundësi ta bëjnë këtë deri me 29 nëntor.

Futbollisti i vitit do të shpallet me 13 janar në Zurich, të Zvicrës përderisa këtë herë duket se favoriti kryesorë është Cristiano Ronaldo pas super paraqitjeve me klubin dhe kombëtaren. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)