FIFA rendit Shqipërinë në vend të 45-të
Paris, 18 shtator - FIFA rendit Shqipërinë në vend të 45-tëFitorja historike me Portugalinë e ka ngjitur Shqipërinë në renditjen e FIFA-s.Kombëtarja ndodhet në vendin e 45 duke u përmirësuar me 25 pozicione në krahasim me klasfikimin e muajit gusht.
Për Kuqezinjtë kjo është edhe vendosja më e mirë për vitin 2014.
UEFA e shpalli si ekipin e javës Shqipërinë pas suksesit 1 0 në Aveiro. Nisja me disfatë e fushatës kualifikuese të Euro 2016 i ka kushtuar postin Paulo Bento.
Trajneri i Portugalisë është larguar i shtyrë edhe nga presioni i vazhdueshëm në drejtim të tij.
Portugalia nuk ka lëvizur nga vendi i 11, ndërsa emri i fundit që përplitet për të zëvendësuar Paulo Bento është Fernado Santos, ish-trajneri i Greqisë në Kupën e Botës 2014.
Renditjen e shtatorit e udhëheq përsëri Gjermania e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia.