FIFA pezullon Nigerinë nga aktivitetet ndërkombëtarë të futbollit
Gjenevë, 10 korrik - Nigeria është pezulluar nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtarë të futbollit pas akuzave për ndërhyrje të qeverisë në federatën e saj të futbollit.
Vendimi është marrë nga FIFA, e cila thekson se dënimi do të thotë se asnjë ekip nigerian, përfshirë klubet, nuk mund të luajë asnjë ndeshje ndërkombëtare.
Vendimi i FIFA-së vjen pas urdhrit të një gjykate në Nigeri, e cila detyronte ministrin nigerian të Sportit, të emëronte një anëtar të lartë të shërbimit civil në drejtimin e Federatës Nigeriane të Futbollit.