FIFA përjashton Kepin e Gjelbër nga Botërori 2014
Paris, 13 shtator - Kepi i Gjelbër ishte përfaqësuesja surprizë e eliminatoreve të fundit për një vend në Botërorin Brazil 2014, duke siguruar dhe një vend në plej-ofin e zonës afrikane, aq sa la jashtë një skuadër gjigande si Tunizia, por ndonjëherë kur të buzëqesh fusha është fati ai që të del kundër.
Përfaqësuesja afrikane është përjashtuar tashmë nga Fifa sepse ka përdorur një lojtar të pezulluar në ndeshjen e fundit në grup, të fituar 2-0 ndaj Tunizisë.
Një sukses ky që i dha dhe vendin e parë në grupin e tij, Kepit të Gjelbërt duke i lejuar dhe kualifikimin për në plej-of. Kjo kombëtare kërkonte kualifikimin për herë të parë në një Kupë Bote, ku nga kontinenti afrikan do të marrin pjesë në Brazil pesë përfaqësuese, por aktivizimi i një lojtari të skualifikuar ja hoqi atyre këtë të drejtë.
Në suksesin 2-0 ndaj Tunizisë, Kepi i Gjelbërt aktivizoi Fernando Varelën, që ishte ndëshkuar në ndeshjen ndaj Guinesë Ekuatoriale por nuk mundi tja hedhë dot Fifa-s, që e kapi gabimin e vendasve duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Tunizisë.
Problemi është se ndeshja me Guinenë ishte luajtur në mars, dhe Varela ishte skualifikuar për katër ndeshje, ndërkohë që kishte shlyer vetëm tre.
Tunizia e coi cështjen në Komisionin e Disiplinës së Fifa-s që id ha të drejtë afrikano-veriorëve, të cilët tashmë mund të marrin pjesë në plej-of gjithmonëse nëse Apelin nuk rrëzon vendimin e Disiplinorit.
Interesant është fakti se Tunizia, aktualisht është pa trajner pasi Nabil Malul dha dorëheqjen pas këtij takimi dhe tashmë duhet pritur nëse ai do të rikthehet në detyrë ose jo.