FIFA përfundimisht aprovon miqësoret e Kosovës
Prishtinë, 21 mars - Komiteti Ekzekutiv i FIFA ka aprovuar vendimin e Komisionit për Çështje Urgjente, i cili me 13 janar i lejoi Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, ndërsa lavdëroi organizimin e ndeshjes me Haitin.
Komiteti Ekzekutiv i FIFA, i cili është mbledhur me 20-21 mars në Zurich, ka diskutuar edhe për Kosovën.
Shtëpia e futbollit botëror ka aprovuar vendimin e Komisionit për Çështje Urgjente të FIFA-së, i cili me 13 janar i lejoi Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.
Në këtë mbledhje është folur edhe për ndeshjen e parë miqësore të Kosovës, të cilën e ka zhvilluar ndaj Haitit, me 5 mars në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë.
Për më tepër , Ekzekutivi ka ratifikuar vendimin e Komitetit Emergjent të FIFA\'s për ndeshjet miqësore që përfshijnë klubet dhe ekipet përfaqësuese të FFK\'së si dhe ka theksuar mënyrën e qetë në të cilën miqësorja me Haitin u zhvillua, në debutimin e parë ndërkombëtar të miratuar nga FIFA, që u zhvillua në Mitrovicë më 5 mars, thuhet në njoftimin e lëshuar pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv.
Ndërsa, më herët gjatë ditës presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter ka thënë se është i lumtur që Kosova e ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare.