FIFA nis procedura disiplinore kundër Luis Suarezit
Rio de Zhanerio, 26 qershor - FIFA ka nisur procedura disiplinore kundër Luis Suarezit të Uruguajt pasi ai mesa duket kafshoi një lojtar italian gjatë ndeshjes së Kampionatit Botëror.
FIFA i ka dhënë afat deri sot pasdite Suarezit dhe shoqatës së futbollit të Uruguajit për të shpjeguar qëndrimin e tyre lidhur me incidentin.
Në minutën e 80 të ndeshjes të martën, Suarz u përlesh me mbrojtësin Italian Giorgio Chiellini kur pamjet filmike dhe fotot tregojnë se mesa duke Suarez e kafshoi Chiellinin në shpatullën e majtë.
Italiani u ul menjëherë në gjunjë duke mbajtur shpatullën me dorë dhe më pas i tregoi arbitrit shenjat e kafshimit.
Arbitri nuk reagoi dhe nuk e ndëshkoi Suarezin, i cili është dënuar dy herë më parë për kafshim të lojtarëve kundërshtarë. Pas lojës ai tha se këto janë gjëra që ndodhin në fushë.
Chiellini reagoi ashpër pas ndeshjes, duke thënë se ishte "qesharake" që Suarez nuk u përjashtua nga loja.