FIFA lejon Kosovën të luajë ndeshje miqësore
Prishtinë, 13 janar - Përfaqësuesja e futbollit të Kosovës tani e tutje do të mund të luaj ndeshje miqësore, por me kufizime. Kështu ka marrë vendim, sot, Këshilli për Çështje Urgjente i FIFA-s.
Sipas këtij vendimi Kosova do zhvillojë ndeshje miqësore brenda dhe jashtë vendit, por nuk do të ketë të drejtë të paraqitet me himnin e saj dhe flamur për një periudhë që ka mbetur të përcaktohet.
Ky vendim ka ardhur, tre ditë pas takimit të dytë trepalësh në selinë e FIFA-s në Zyrih ndërmjet krerëve të FIFA-s, të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të Federatës së Futbollit të Serbisë.