04 Janar 2025

FIFA kërkon largimin e sekretarit të përgjithshëm Valke

Gjenevë, 18 shtator - Të enjten në mbrëmje, FIFA publikoi një deklaratë të shkurtër, ku thuhet se i ka kërkuar sekretarit të përgjithshëm të saj Jerome Valcke (Zherom Valke) të largohet nga posti.

Sipas deklaratës, FIFA ka marrë një varg akuzash ndaj numrit dy të saj dhe i ka kërkuar Komisionit të Etikës të nisë hetimet zyrtare.

54-vjeçari Jerome Valcke ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s qysh nga viti 2007. Valcke dyshohet se në vitin 2008 është përfshirë në një rast korrupsioni, duke transferuiar nëpërmjet FIFA-s 10 milionë dollarë amerikanë në llogarinë e kryetarit të atëhershëm të Federatës së Futbollit të Amerikës Veriore dhe Karaibeve Jack Warner.

Organet amerikane të drejtësisë e konsiderojnë këtë rast si ryshfet, që ka lidhje me fitoren nga Afrika e Jugut të së drejtës për organizimin e Kupës së Botës 2010

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)