FIFA diskualifikon futbollistin e Kroacisë Josip Shimuniç
Zurich, 22 dhjetor - FIFA diskualifikoi për 10 ndeshje futbollistin e kombëtares së Kroacisë Josip Shimuniç për shkak të një përshëndetjeje naziste. Dënimi do të thotë, se Shimuniç nuk do të marrë pjesë në kampionatin botëror në Brazil në vitin 2014.
Futbollistit i është vënë dhe një gjobë prej 33800 dollarë, mbasi, sipas mendimit të Komitetit për disiplinën të FIFA-së veprimet e tij kanë pasur karakter diskriminimi. Pas fundit të ndeshjes së vlefshme për Mondialin midis Kroacisë dhe Islandës, që mbaroi me rezultat 2 me 0, Shimuniç e mori mikrofonin dhe i u drejtua tribunave me thirrje Për atdheun!, së cilës tifozët iu përgjigjën me patos Jemi gati!. Përshëndetja, e cila në shikim të parë është patriotike, është përdorur nga organizata profashiste e ustashëve që vepronte në Kroaci në periudhën 1929-1945.