FFK vazhdoi kontratën e bashkëpunimit me Air Prishtina
Prishtinë, 2 shtator - Sot më 2 shtator në zyrat e FFK-së është nënshkruar marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Air Prishtina.
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes kryetari i FFK-së Fadil Vokrri ka falënderuar kompaninë Air Prishtina për bashkëpunim dhe përkrahje për katër vite me radhe dhe kjo flet se sa ishte i çmueshëm ky bashkëpunim.
Ne tash jemi në prag të pranimit në institucionet ndërkombëtare dhe besoj se ne do ta vazhdojmë këtë bashkëpunim të mirë të ndërsjellë që kemi krijuar. FFK-ja gjithmonë do ti ruajë miqtë dhe partnerët e saj.
Nga ana e tij Avni Geci përfaqësues i Air Prishtina, duke nënshkruar marrëveshjen, theksoi se për kompaninë tonë ishte një privilegj të punojmë me FFK-në dhe ta ndihmojmë aq sa kemi pasur mundësi. Neve na gëzon çdo sukses i FFK-së dhe po ashtu mendojmë se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të jemi partner mbështetës i FFK-së.