FFK-ja e mirëpret vendimin për Stadiumin Kombëtar
Prishtinë, 19 mars - FFK-ja me kënaqësi ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për një stadium kombëtar me standarde të UEFA-s dhe FIFA-s. Ky është një vendim që ka gëzuar jo vetëm FFK-në por mbarë opinionin futbolldashës, në një kohë që Kosova po bën hapat drejt ndërkombëtarizimit, ndërsa infrastruktura është një domosdoshmëri dhe kusht primar.
\"Ky vendim hap një kapitull të ri sa i përket investimeve në infrastrukturën e futbollit dhe është më i madhi në këto 10 vitet e fundit, pas këtij vendimi duke shpresuar edhe në përkrahjen institucionale FFK-ja ndjehet më e fuqishme drejt anëtarësimit të plotë në mekanizmat ndërkombëtar. Ky vendim hap perspektivën e FFK-së në plotësimin e kushteve të gjithmbarshme për të qenë pjesë e arenës së futbollit evropian dhe botëror\", thuhet në kumtesën e FFK-së.