Fernando Santos, trajneri i ri i Portugalisë
Lisbonë, 23 shtator - Fernando Santos është emëruar zyrtarisht në krye të bankinës së kombëtares portugeze duke pasuar kështu bashkëpatriotin Paulo Bento.
Fernando Santos i cili muajin e ardhshëm mbush 60-vjeç, ka drejtuar së fundmi Greqinë në Europianin e vitit 2012 dhe në Botërorin e fundit në Brazil.
Paulo Bento u largua nga kombëtarja portugeze pas humbjes kundër kombëtares shqiptare. Ai ishte kritikuar nga mediet vendase për lojë të dobët edhe në Botërorin e Brazilit.
Portugalia është favoritja kryesore për Grupin I për sa i përket eliminatoreve për Europianin 2016 që do të organizohet në Francë.