Ferguson është kundër teknologjisë në futboll
Manchester, 4 prill - Alex Ferguson është shprehur kundër përdorimit të teknologjisë në futboll, duke argumentuar se do të kishte një ndikim ndegativ dhe loja do të kthehej në kaos.
Ish-trajneri i Manchester United ka pranuar përdorimin e teknologjisë në rastin e vijës fatale të portës, por është kundër ndërhyrjeve të mëtejshme.
Përdorimi i teknologjisë në vijën e portës është në rregull, por le ta lëmë me kaq. Unë mendoj se nuk duhen zbatuar aplikime të reja, si për shembull në lidhje me ndërhyrjet e gabuara, kartonët e verdhë apo të kuq, është shprehur Ferguson.