Ferguson: Doja Guardiolën tek United
Manchester, 22 shtator - Pep Guardiola e hoshi poshtë mundësinë për t\'u bërë trajner i Manchester United.
Ai që e zbuloi këtë është Sir Alex Ferguson, i cili u largua nga pankina e Djajve të Kuq në përfundim të sezonit 2012/2013 për t\'u zëvendësuar nga David Moyes.
U takova me Guardiolën në New York në vitin 2012, por nuk i bëra një propozim të drejtpërdrejtë për të marrë drejtimin e Manchester United.
Ai fitoi një numër të madh trofesh kur ishte trajner i Barcelonës dhe unë e admiroja shumë. I thashë Guardiolës që të më telefononte përpara se të pranonte ofertën e ndonjë klubi tjetër, por ai nuk e bëri këtë dhe në verën e 2013-ës shkoi te Bajerni i Mynihut, tregon Ferguson në një intervistë për Daily Telegraph.
Që pas largimit të Ferguson, Manchester është përfshirë në një periudhë tranzicioni të vështirë, fillimisht me David Moyes e tashmë edhe më Van Gaal.