Fenerbahçe synon Januzajn
Ankara, 22 qershor - Mesfushori kosovar Adnan Januzaj edicionin e ardhshëm mund të paraqitet në kampionatin e Turqisë.
Januzaj 20-vjeçar mund të huazohet nga skuadra e Manchester United te ajo e Turqisë, Fenerbahçe, ka njoftuar \"turkish-football.com\".
\"Krerët e Fenerbahçes janë duke tentuar që të bindin Manchester Unitedin që t\'ia lëshojnë në huazim lojtarin e talentuar, Adnan Januzaj.
Ai do të kishte mundësi të luante më shumë në Fenerbahçe\", shkruan ky sajt. Për Januzajn interesim kanë shprehur edhe shumë skuadra tjera evropiane.
Por, menaxheri i Januzajt ditë më parë ka thënë se lojtari do të qëndrojë në Manchester United për t\'u bërë legjendë e këtij klubi, transmeton Koha.net.
Reprezentuesi i Belgjikës, Adnan Janzuaj, me Manchester Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2018.
Te United ai u transferua në vitin 2011 nga të rinjtë e Anderlechtit të Belgjikës.
Këtë edicion Januzaj nuk pati shumë hapësirë nën drejtimin e trajnerit, Louis van Gaal. Ai luajti vetëm 18 ndeshje, kryesisht si rezervist.