Fenerbahçe interesohet për Ozilin
Ankara, 18 shtator - Klubi i famshëm turk, Fenerbahçe duket se i ka hyrë garës për mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil.
Mesfushori turko-gjerman me Topçinjtë ka kontratë deri në vitin 2018, por sipas mediave turke, krerët e Fenerbahçes qysh tash janë duke hartuar strategjinë për ta blerë ish-futbollistin e Real Madridit.
Agjenti i lojtarit, Erkut Sögüt e ka pranuar se klubi turk është i interesuar për reprezentuesin e Gjermanisë.
Fenerbahçe është serioz, por e gjitha varet nga përgjigja që do të jep Arsenali, ka thënë Sögüt.