10 Dhjetor 2024

Federata e Futbollit të Kosovës fillon me implementimin e sistemit VAR

Prishtinë, 17 gusht - Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka filluar me implementimin e sistemit të futbollit 'Video Assitent Referee' (referim me asistencë të videove) të njohur me shkurtesën VAR.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në një prononcim për media u shpreh i kënaqur që ky sistem po fillon të implementohet edhe në futbollin kosovar, duke bërë që Kosova të jetë vendi parë në Ballkan që implementon një sistem të tillë.

Ademi tha se licencën e plotë të VAR-it FFK-ja e ka marrë sot nga FIFA, ndërsa VAR po fillon implementimin në Kosovë për periudhën më të shkurtë në histori të këtij sistemi, me vetëm gjashtë muaj proces.

“Sot jam shumë i lumtur që po e fillojmë VAR-in. Edhe zyrtarisht Kosova është me VAR dhe ai do të fillojë që nga kjo ndeshje (Prishtina-Llapi) dhe do të vazhdojë në të gjithë sezonin në ndeshjet e super-ligës. Kemi pasur problem në stadiume. Është punuar dhe intervenuar në tetë stadiume duke riorganizuar në formatin të cilin e ka FIFA për VAR”, tha Ademi.

Ademi tha se gjatë periudhës dhe rrugëtimit të VAR-it në Kosovë kanë operuar 9 operatorë dhe 38 gjyqtarë të licencuar nga FIFA deri në implementimin e tij të plotë.

Ndeshja e Super Kupës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, e cila filloi vetëm pak kohë pas konferencës së FFK-së në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është ndeshja e parë zyrtare në të cilën po implementohet sistemi VAR.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)