11 Janar 2025

Fatosat nga Kaçaniku fitojnë vendin e parë në Norvegji

Kaçanik, 6 gusht -  Fatosat e grup moshës U12 të shkollës së futbollit “Diti Sport” e kanë fituar vendin e parë në Turneun Ndërkombëtar për të rinj \"Norway Cup” në Oslo të Norvegjisë.

Për ti uruar për suksesin e arritur, të mërkurën ata i ka prit në një takim, kryetari i Komunës, Besim Ilazi. Ai i ka inkurajuar fatosat që të vazhdojnë me punë e angazhim maksimal për suksese të reja.

Ndërkaq, Fatos Vishi, trajner i ekipit, njëherësh këshilltar për Rini e Sport në komunën e Kaçanikut ka thënë se fatosat e grup moshës U12 kanë arritur suksesin e tyre më të madh duke u bërë fitues i turneut tradicional “Norway Cup 2014” në kategorinë U12.

Ai ka thënë se në këtë turne kanë marr pjesë mbi 30 mijë pjesëmarrës nga 60 shtete të ndryshme të botës, ndërsa turneu është tradicional dhe organizohet që nga viti 1973. Z. Vishi, mes tjerash tha se ekipi ynë është takuar edhe me Kryeministren e Norvegjisë, Erna Solberg, përfaqësues të Komunës së Oslos dhe përfaqësues nga Federata e Futbollit të Norvegjisë, ndërsa patën rastin të përcjellin ligjërata rreth Fair - Play dhe të performojnë me valle dhe këngë edhe në skenën kulturore te Norway Cup.

Pjesëmarrja e fatosave në këtë eveniment është mbështetur nga organizatori i Turneut “Norway Cup” dhe Ambasada e Norvegjisë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)