Faton Toski nënshkruan me Frankfurtin
Frankfurt, 22 janar - Faton Toski nënshkruan me FrankfurtinToski karrierën do ta vazhdoj te skuadra e FSV Frankfurtit. Mesfushori kosovar ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me ekipin nga Bundesliga 2.
Por, ish anëtari i Eintracht Frankfurt dhe Bochumit në fund të sezonit mund të vazhdoj bashkëpunimin me Frankfurtin edhe për dy vite tjera, nëse tregon paraqitje të mira.
Drejtuesit e klubit gjerman janë shumë tëkënaqur me angazhimin e Toskit, të cilin kanë pasur mundësi ta shohin nga afër pasi ka stërvitur për disa ditë me klubin.
Faton Toski ka treguar në javët e fundit se ai është një lojtar i fortë. Ai është integruar mirë në ekip, dhe unë jam i bindur se ai do të vazhdojë të na ndihmojë, ka deklaruar Uwe Stoever, drejtori sportiv i Frankfurtit.
Toksi, i cili në gjashtë muajt e fundit ishte pa ekip, te skuadra e re ka edhe dy bashkëkombës: Edmond Kapllanin dhe Odise Roshin.